Qëlloi me armë zjarri drejt marketit, shpallet në kërkim i riu në Shkodër

Qëlloi me armë zjarri drejt marketit, shpallet në kërkim i riu në Shkodër

Një 27-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës pasi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një marketi në fshatin Grudë e Re.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45 të mëngjesit të sotëm, ku shtetasi T. M. ka njoftuar sallën operative të DVP Shkodër se ishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të marketit të tij, gjatë kohës që ky biznes ka qenë mbyllur.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, një grup i posaçëm hetimor ka mbërritur në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e plotë të këtij rasti. Falë veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi L. L., 27 vjeç banues në fshatin “Grudë e Re”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se disa ditë më parë 27-vjeçari ka tentuar të vjedhë në marketin e shtetasit T. M, por nuk ka mundur të realizojë vjedhjen.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë  për kapjen e 27-vjeçarit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy