KESH apel banorëve të veriut: Tregoni kujdes, priten reshje intensive

KESH apel banorëve të veriut: Tregoni kujdes, priten reshje intensive

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në veri të vendit të tregojnë kujdes gjatë ditëve në vijim.

Sipas parashikimeve hidrometeorologjike, nga e hëna në mbrëmje deri të enjten pritet përkeqësim i motit me reshje të dendura. Kulmet e reshjeve priten më 18-19 dhe 22 nëntor, kryesisht në zonat Theth-Valbonë dhe Shkodër-Pukë.

Njoftimi:

Sipas parashikimeve të fundit hidrometeorologjike, në basenin e lumit Drin gjatë datave 17–23 Nëntor priten reshje me intensitet të lartë, me kulme më 18–19 dhe 22 Nëntor, kryesisht në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë. Reshjet e pritshme arrijnë deri në:

  • Fierzë: 150–200 mm

  • Koman–Vau i Dejës: deri në 300 mm

KESH po monitoron situatën në dinamikë dhe operimi i kaskadës po kryhet  brenda

kushteve teknike dhe kuotave të lejuara nga rregulloret në fuqi.

Ftojmë qytetarët e zonave përreth të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe me reshje intensive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy