Përplasen dy makina në Pogradec, plagosen tre persona

Përplasen dy makina në Pogradec, plagosen tre persona

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Tushemisht-Pogradec pak pas orës 22.00.

Nga të dhënat paraprake mësohet se dy automjete Audi dhe Benz janë përplasur me njëra-tjetrën duke lënë të plagosur 3 persona, shtetasi me inicialet E.Xh., 25 vjeç dhe dy vajza.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet që shkak të ketë qenë shpejtësia jashtë normave të lejuara e njërit prej automjeteve dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

Të lënduarit janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy