Llangozi: Policia menaxhon tregun e zi të basteve, një drejtor në Berat i merrte 2 mijë euro biznesit (VIDEO)

Llangozi: Policia menaxhon tregun e zi të basteve, një drejtor në Berat i merrte 2 mijë euro biznesit (VIDEO)

Avokati Arben Llangozi për aksionin e fundit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ku u ekzekutuan masa sigurie për gjashtë efektivë policie si të përfshirë në aktivitetin e basteve ilegale, deklaroi se pikërisht drejtuesit e policisë menaxhojnë tregun e zi të basteve sportive si të lidhur me botën e krimit.

 

Ai tha për “MCN Live” se për këtë aktivitet ka mangësi hetimore dhe se ky aktivitet ilegal nuk taksohet duke i sjell dëm shtetit shqiptar. 

 

Llangozi shtoi se një ish-drejtues i policisë së Beratit, Edmond Targaj, ka dalë në përgjime se i merrte 2 mijë euro një biznesi në këmbim të lejimit të lojërave të fatit.

 

Mendoj se kemi politikanë që janë të lidhur me persona të botës së krimit, madje janë të ndarë dhe në qarqe dhe pjesë të aksioneve janë dhe funksionarë të lartë të Policisë së Shtetit. Këta janë ata që e menaxhojnë tregu e zi të basteve sportive. 

 

Këtu kemi të bëjmë me mirëorganizim. Se nga gjithë çështjet që kemi pasur janë hetuar ata që vendosnin bastet. Mendoj se dhe vetë prokurorët kanë frikë, mendoj se ka persona të tjerë që qëndrojnë pas. Kemi mangësi hetimore në të gjitha rastet. 

 

Këto janë para që nuk taksohen dhe në shtetin shqiptar ka dëm. Në zona të ndryshme dhe qytete të ndryshme, persona që janë të botës së krimit kanë të ndara në qarqe se kush do i marrë apo jo këto aktivitet. 

 

Në një lokal apo në një bar ka aktivitet të tillë dhe kur e marrë vesh unë, si nuk e merr vesh Policia e Shtetit. Është e kuptueshme që informacionet janë. Në Berat ka dalë një drejtor policie Edmond Targaj, ka dalë në përgjime proceduriale që i merrte 2 mijë euro një biznesi në këmbim të lojërave të fatit. 

 

Nuk është vendosur para përgjegjësisë se është anashkaluar për shkak të njohjeve që ka. Drejtuesit e Policisë së Shtetit janë vetë pjesë e aksioneve të lojërave të fatit. Por punonjësit e policisë nuk i prek njeri, se kanë fuqi. Është një sistem i tërë që pengon në hetimin e këtyre situatave korruptive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy