
Prokuroria e Posaçme Kunder Korrupsionit dhe Krimit tè Organizuar Tiranë ka arrestuar një punonjës policie në Kukës.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka rënë punonjësi i policisë Sh.C, pasi ka kërkuar para shtetasit A.S në mënyrë që të mos raportonte në prokurori largimin e tij nga shtëpia, pasi ishte nën “arrest shtëpiak”.



