
Një protestë përpara Prokurorisë së Tiranës mbahet sot prej orës 17, për të kërkuar drejtësi për vrasjen barbare të Xhoit, vajzës nga Kenia, e cila kishe ardhur për të punuar në një kazino në Tiranë.
Ajo u dhunua dhe u vra në mënyrë mizore në moshën 22-vjeçare, ndërkohë që autori ende nuk dihet kush është dhe ndodhet i lirë.
Por rrethanat si ka ndodhur ngjarja ende janë mister.
Protesta ‘Drejtësi për Xhoin’ është organizuar në mediat sociale.
Në një apel në rrjetet sociale, shoqja e saj, e cila mbërriti me të në Tiranë thotë se ai person që e dhunoi është i lirë dhe nesër mund të dhunojë një tjetër vajzë. Ajo bën thirrje që të bashkohemi për të kërkuar drejtësi në emër të familjes e miqve.



