Eksploziv në banesën e Xhelal Mziut/ Pula: Kamerat e sigurisë në zonë kanë fiksuar një person që veproi i vetëm (VIDEO)

Eksploziv në banesën e Xhelal Mziut/ Pula: Kamerat e sigurisë në zonë kanë fiksuar një person që veproi i vetëm (VIDEO)

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse ka tronditur Kamzën pas mesnate, duke u regjistruar në murin rrethues të banesës së deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu.

Gazetari Besmir Pula, në një raportim për “MCN Live”, bën me dije se kamerat e sigurisë së vetë banesës nuk kanë qenë funksionale për shkak të një defekti teknik, ndaj nuk kanë arritur të filmojë gjë por kamerat e sigurisë në lagje kanë fiksuar një person të vetëm. 

Banesa e Mziut nuk ka pasur kamerat aktive pasi ishte shkëputur për shkak të një defekti dhe nuk kanë filmuar gjë.

Por nga hapja e kamerave të sigurisë në zonë është parë një person pranë banesës së Mziut i cili ka vepruar i vetëm dhe më pas është larguar pak minuta para se të ndodhte shpërthimi. Autori është parë i veshur me rroba të zeza, duke mos u shoqëruar nga persona të tjerë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se ende nuk është përcaktuar sasia e saktë e lëndës plasëse, pasi priten rezultatet nga ekspertiza e specializuar.

Në dëshminë e parë dhënë hetuesve, Xhelal Mziu ka deklaruar se nuk ka konflikte personale me askënd dhe nuk ka asnjë ide mbi arsyet apo autorët e ngjarjes.

Policia dhe grupi hetimor janë ende në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë hetimet për të identifikuar autorin dhe për të zbardhur motivet e mundshme të këtij akti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy