Dy persona u plagosen pasi një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e një familje në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes në afërsi të pallatit të sportit “Ramazan Njala”. Shperthimi ka ndodhur në një shtëpi private pranë tregut të fshatarëve.
Në momentin e ngjarjes në banesë kanë qenë një çift i moshuar të cilët kanë mbetur të plagosur.
Dy te plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se dëmtime më të mëdha ka marrë burri.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje. Nga hetimet e para, sipas policise, dyshohet se bombola shërbente për ngrohje.



