
Një ashensor është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Rrugën e Kavajës. Ky është incidenti i tretë i kësaj natyre brenda pak orësh në vend.
Një ngjarje e ngjashme u regjistrua në mesditë në Vlorë, në ashensorin e një pallati, në lagjen “ 1Maji”.
Ndërsa mbrëmjen e së dielës, një defekt në ashensorin e Urgjencës Covid të QSUT “Nënë Tereza”, shkaktoi plagosjen e një pacienteje dhe të personit që po e transportonte me barrelë.
Njoftimi i policisë
Më datë 16.05.2022, në Rrugën e Kavajës, në një kompleks pallatesh, ka rënë zjarr në ashensorin e pallatit.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



