
Një person i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike në Martanesh të Bulqizës, është ekstraduar nga Italia.
Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe Interpol Milanos, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia në Shqipëri, e K. H., 31 vjeç, banues në Tiranë.
I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse në vitin 2022, Gjykata e Dibrës e ka dënuar me 4 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, nga e cila i mbeten për të vuajtur dhe 1 vit, 6 muaj e 15 ditë burgim.
31-vjeçari akuzohet se në vitin 2019 ka kultivuar bimë narkotike në zonën e Martaneshit, Bulqizë.



