IEP për Indeksin Global të Terrorizmit: Kosova, ndër vendet më të sigurta në botë

IEP për Indeksin Global të Terrorizmit: Kosova, ndër vendet më të sigurta në botë

Instituti për Ekonomi dhe Paqe (Institute for Economics & Peace - IEP) në një raport mbi Indeksin Global të Terrorizmit 2020: Matja e Ndikimit të Terrorizmit, ka vlerësuar se terrorizmi mbetet problem i rëndësishëm dhe serioz në shumë vende, pavarësisht nga rënia e përgjithshme e ndikimit të tij në të gjithë botën gjatë vitit 2019.

Vitin e kaluar, sipas raportit, 63 vende regjistruan të paktën një vdekje nga një sulm terrorist, ndërsa shtatëmbëdhjetë vende regjistruan më shumë se 100 vdekje nga terrorizmi.

Kosova, Kroacia dhe Sllovenia, së bashku me Islandën, Portugalinë dhe Rumaninë, janë vendet e renditura më mirë në Evropë dhe janë ndër vendet më të sigurta në botë ku ndikimi i terrorizmit është minimal. Ata ndiqen nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Bosnja dhe Hercegovina thuhet se ka përjetuar rënien më të madhe të ndikimit terrorist në krahasim me vendet tjera në botë.

Raporti thekson se rreth 6.8 milionë armë të lehta mbeten të depozituara në Ballkanin Perëndimor pas konfliktit të viteve 1990. Përveç rrezikut të shpërthimeve aksidentale në këto depo, krimi i organizuar në rajon dhe kthimi i luftëtarëve terroriste përmenden gjithashtu si një problem.

"Është e arsyeshme të shqetësohemi se këto armë mund të vidhen nga këto depo në mënyrë që të pajisen më shumë se një ushtri e vogël terroriste," tha raporti.

"Bashkimi Evropian, dhe jo vendet e Ballkanit Perëndimor, po punojnë kryesisht për zgjidhjen e çështjes së armëve të vogla dhe të lehta", thuhet në raport.

Kroacia, Kosova dhe Sllovenia renditen ndër vendet më të sigurta në Evropë dhe në botë në përgjithësi. Sipas kësaj matjeje, ato ndajnë vendin e 138-të me 23 vende të tjera, duke përfshirë Islandën, Portugalinë dhe Rumaninë nga vendet evropiane dhe Kubën, Kamboxhian, Mongolinë, Singaporin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Korenë e Veriut, e cila gjithashtu renditet si një vend i prekur minimalisht nga terrorizmi.

Maqedonia Veriore është në vendin 123-të dhe Mali i Zi në 107-të, ndërsa Shqipëria është në vendin e 95-të.

Serbia është gjithashtu ndër vendet e renditura më mirë në Evropë dhe botë dhe renditet në vendin e 128-të.

Raporti thekson se fuqia dhe ndikimi i të ashtuquajturit Shteti Islamik (IDIL) vazhdoi të bie, dhe vdekjet që i atribuohen këtij grupi në 2019 ranë në 942, krahasuar me 1,571 në vitin paraprak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy