
Një 29-vjeçar u arrestua nga policia pasi u kap me kokainë në makinë. Gjatë kontrollit të “bluve” shtetasi me inicialet F.S., nuk iu bind urdhrave për të ndaluar dhe akuzohet gjithashtu për veprën “kundërshtim i punonjësit të Policisë dhe rendit publik”.
NJOFTIMI
F. S., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin e tij, në mënyrë të parregullt, dhe nuk i është bindur urdhrave të tyre për të ndaluar. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.



