Moti i keq përfshin Shkodrën/ Druni: Zona e Thethit, ndër më të vështirat për shkak të reshjeve intensive (VIDEO)

Moti i keq përfshin Shkodrën/ Druni: Zona e Thethit, ndër më të vështirat për shkak të reshjeve intensive (VIDEO)

Shkodra është përfshirë nga reshje intensive shiu, të cilat kanë shkaktuar probleme të shumta, veçanërisht në aksin rrugor Breg Lumi-Theth. 

Korrespondentja e ‘MCN live’, Bendis Druni, raportoi se sot situata paraqitet më e qëndrueshme, ndërsa emergjencat ndodhen në terren në varësi të zhvillimit të kushteve atmosferike.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur problematika të theksuara në zonën turistike të Thethit, ku rruga është bllokuar për shkak të reshjeve të dendura. Menjëherë pas njoftimit, strukturat përkatëse janë vënë në lëvizje për të bërë të mundur evakuimin e personave që kishin mbetur të bllokuar.

Moti i keq ka lënë të bllokuara 5 automjete në aksin Breg Lumi–Theth, si pasojë e shembjes së një masivi inertesh të shkaktuar nga reshjet intensive. 

Dita e sotme ka nisur mirë dhe pa problematika të reja, megjithëse zonat më të vështira mbeten ato të Thethit, ku reshjet kanë qenë më intensive. 

Gjithsesi, sipas raportimeve të fundit, situata duket se po normalizohet gradualisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy