Vrasja aksidentale e 12-vjeçares në Shkodër, arrestohet xhaxhai i viktimës

Vrasja aksidentale e 12-vjeçares në Shkodër, arrestohet xhaxhai i viktimës

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 30-vjeçarin me inicialet Xh. Gj., lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në Velipojë ku u vra aksidentalisht vajza e mitur 12-vjeçare.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Baks, ndërsa ndaj 30-vjeçarit rëndon akuza e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Nga strukturat hetimore të Stacionit të Policisë Velipojë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, më datë 10.02.2021, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”(xhaxhai i 12-vjeçares)”, njoftoi policia.

Ky shtetas u arrestua pasi në banesë mbante pa leje një armë gjahu, me të cilën shtetasi i mitur E. Gj. aksidentalisht ka shkrepur armën në drejtim të motrës së tij, shtetases E. Gj., e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy