Aksident me pasojë dy persona të plagosur rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Fier.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, në afërsi të fshatit Kallm, ku shtetasi V. N., 65 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar mjetin tip “Benz“, është përplasur me motomjetin tip “Xiang”, që drejtohej nga shtetasja Notjola Senka, 19 vjeçe, banuese në Kallm.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e motomjetit dhe nëna e saj, pasagjere në motomjet, shtetasja Alije Senka, 56 vjeçe.
Të plagosurat janë dërguar në spitalin Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore, ku raportohet se ndodhen nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë nga ana e policisë është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i makinës dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



