Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër

Një 26-vjeçar me iniciale K. P., ishte pjesëtar i një grupi kriminal, përgjegjës për kultivimin e 10 274  bimëve narkotike kanabis sativa, në fshatrat  Kir dhe Pult është arrestuar këtë të martë në Shkodër.

3 pjesëtarët e tjerë të grupit prej 10 pjesëtarësh, u arrestuan më datë 26.11.2023, ndërsa bimët e kultivuara nga këta shtetas u asgjësuan në gusht të këtij viti, në kuadër të fazës së 12 të megaoperacionit “Alpe të pastra”.

Njoftimi: Shkodër/Vijon operacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për goditjen e veprimtarive kriminale të ndryshme.

Shkon 4 numri i të arrestuarve si pjesëtarë të një grupi kriminal, përgjegjës për kultivimin e 10 274  bimëve narkotike cannabis sativa, në fshatrat  Kir dhe Pult. Identifikohet nga hetimet dhe vihet në pranga një 26-vjeçar.

3 pjesëtarët e tjerë të grupit prej 10 pjesëtarësh, u arrestuan më datë 26.11.2023, ndërsa bimët e kultivuara nga këta shtetas u asgjësuan në gusht të këtij viti, në kuadër të fazës së 12 të megaoperacionit “Alpe të pastra”.

Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasit të akuzuar për vepra penale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura nga inteligjenca policore, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit K. P., 26 vjeç.

26-vjeçari u ndalua sepse nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, ka rezultuar se bashkë me 9 shtetas të tjerë, të organizuar si grup, kanë kultivuar në fshatrat  Kir dhe Pult, 10 274  bimëve narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nga shërbimet e Policisë, në gusht të vitit 2023, si rezultat i fazës së 12 të megaoperacionit anticannabis, në nivel qarku, të koduar “Alpe të pastra”.

Më datë 26.11.2023, Policia arrestoi 3 pjesëtarë të këtij grupi, ndërkaq vijon puna për kapjen e pjesëtarëve të tjerë, tashmë të identifikuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy