
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Milot-Kurbin. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, shkak dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar, ku si pasojë janë përplasur dy automjete.
Të lënduar kanë mbetur dy persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, ne vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë për të zbardhur rrethata e aksidentit të dyfishtë.



