
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut jep vendimin të martën e javës tjetër rastin e ish-gjyqtares së Kushtetueses, Altina Xhoxhaj. Kjo e fundit e ka ankimuar shkarkimin e saj nga vetingu.
Nëse gjykata në Strasburg vendos në favor të Xhoxhajt, atëherë ish-gjyqtares i lind e drejta e rikthimit në detyrë ose dëmshpërblimit.
Gjyqtarja Xhoxhaj pretendon se ka pasur shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut gjatë procesit të vetingut nga Komisioni Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit.
Altina Xhoxhaj u shkarkua nga detyra më 3 maj 2018. Vendimi u mor nga trupa e KPK-së Etleda Çiftja, Brunilda Bekteshi e Genta Bundo.
Komisioni konstatoi parregullsi në kriterin e pasurisë. Shkak është bërë një një aparatment i blerë nga i shoqi në vitin 2003, kur ata nuk ishin njohur ende dhe i regjistruar në emër të të dyve në vitn 2005.
KPK po ashtu vlerësoi se ka paqartësi dhe mosrakordim për një sipërfaqe për një aparatament në Gjirin e Lalzit, të blerë në vitin 2011. Në kontratët e shit-blerjes janë shënuar 12,14 metra katrorë më pak se sa në certifikatën e ALUIZNI-t.
Gjithashtu, KPK ka konkluduar se Xhoxhaj nuk justifikon një shumë prej 1,9 milionë lekë në total për tre vitet së bashku, 2007, 2009 dhe 2015.



