Nën efektin e drogës në timon ndalon në mes të rrugës dhe kundërshton policinë, bie në pranga

Nën efektin e drogës në timon ndalon në mes të rrugës dhe kundërshton policinë, bie në pranga

Një person është ndaluar në zonën e Vorës, pasi drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe kundërshtoi efektivët e policisë.

Uniformat blu të Vorës gjatë patrullimeve në terren, të kryera me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë, në fshatin “Marikaj” kanë konstatuar një automjet i cili kishte ndaluar në mes të rrugës duke penguar qarkullimin e mjeteve.

Drupal Ad

Punonjësit e policisë janë afruar dhe kanë marrë kontakt me drejtuesin  automjetit  duke e pyetur nëse kishte ndonjë problem që kishte ndaluar në mes të rrugës.

Drejtuesi i automjetit nuk ka dhënë shpjegime por ka filluar të ofendojë, shtyjë dhe kërcënojnë punonjësit e policisë dhe në tentativë për tu larguar ka goditur dhe automjetin e policisë.

Nga kryerja e testit të drogës ka rezultuar se 40-vjeçari drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.A(M), 40 vjeç, i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy