Polici Aurel Kaziu kapet duke transportuar 1 milion €/ Pula: Nuk dihet destinacioni final i kësaj shume

Polici Aurel Kaziu kapet duke transportuar 1 milion €/ Pula: Nuk dihet destinacioni final i kësaj shume

Një efektiv i Policisë së Tiranës dyshohet se është përfshirë në transportimin e rreth 1 milion eurove të padeklaruara nga Serbia drejt Kosovës. 

Shuma e parave u sekuestrua të martën në Pikëkalimin Kufitar Merdarë nga autoritetet kosovare.

Gazetari Besmir Pula, në një lidhje për “MCN Live”, bëri me dije se bëhet fjalë për Aurel Kaziu, efektiv në Komisariatin nr. 5 në Tiranë. 

Sipas tij, ende nuk dihet destinacioni final i shumës së parave dhe për llogari të kujt po transportoheshin ato.

Sipas njoftimit zyrtar, automjeti me të cilin udhëtonin të dyshuarit u ndalua në hyrje të Kosovës nga Serbia. Fillimisht, mjeti iu nënshtrua kontrollit përmes skanimit me rreze X, ku u identifikua një hapësirë e modifikuar dhe e dyshimtë në dyshemenë e furgonit.

Pas sinjaleve të marra, Dogana e Kosovës kërkoi asistencën e Policisë. Përmes pajisjes fibroskopike u konfirmua se në hapësirën e improvizuar ishin fshehur rreth 1 milion euro, të cilat nuk ishin deklaruar.

Bëhet me dije se të dyshuarit janë Ahmet Kaziu, polic në Komisariatin numër 5 në Tiranë, Ardit Laska dhe Etnik Ahmaxhokaj. Fillimisht ata janë ndaluar për një kontroll nga Dogana e Kosovës, ndërsa pas skanimit me rreze X është gjetur edhe sasia e parave. 

Autoritetet po hetojnë për të zbardhur origjinën e parave dhe destinacionin e tyre përfundimtar.

 Deri më tani, nuk dihet nëse shuma i përkiste vetë të ndaluarve apo po transportohej në emër të personave të tretë apo grupeve kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy