Goditet banda greko-shqiptare, furnizonte me drogë Athinën

Goditet banda greko-shqiptare, furnizonte me drogë Athinën

Një organizatë kriminale që furnizonte vazhdimisht kryeqytetin grek me drogë është goditur nga policia vendase gjatë ditës së sotme (12 tetor).

Hetimet për organizatën e cila furnizonte veçanërisht zonë “Exarchia” të Athinës nisën më 12 korrik.

Gjatë hetimeve që prej asaj kohe, janë sekuestruar plot 227 kg kanabis, e cila është sekuestruar në tre raste duke arrestuar të paktën 8 persona, ndërsa 9 të tjerë janë akuzuar për përfshirje në këtë trafik.

Sipas policisë greke, grupi funksiononte me kode të veçanta komunikimi, duke krijuar edhe nëngrupe që vepronin veçmas ose në kombinim.

Droga transportohej në sasi të vogla për të mos rënë në sy. Hetimet kanë zbuluar se grupi i trafikut ka përfshirë në rrjetin kriminal edhe industrinë hotelerike.

Nga arrestimet më të fundit, katër persona përfunduan në pranga, midis të cilëve dy shqiptarë, 33 dhe 39 vjeç. Nëntë persona të tjerë kanë bashkëpunuar me të arrestuarit dhe janë shpallur në kërkim. Policia greke thekson se rolin kyç në organizatë e kishte një 39 vjeçar shqiptar, i arrestuar më 12 korrik. Në atë kohë, u arrestuan edhe 8 shqiptarë të tjerë.

Përveç se në trafikun e drogës, grupi posedonte armë, ndërsa ishte përfshirë edhe në qarkullimin e monedhave false, falsifikimin e dokumenteve etj.

Dy ditë më parë, më 10 tetor, policia ka identifikuar një makinë, duke sekuestruar 36 kg dhe 800 gram kanabis të papërpunuar, e cila sipas policisë greke është importuar nga Shqipëria.

Ndërkohë, në aksin nacional Athinë-Patras në rajonin Aigio, është identifikuar një tjetër makinë e drejtuar nga një 33 vjeçar shqiptar, i cili ishte ngarkuar të kryente rolin e transportit të kanabisit.

Ndërsa në “Liosia” të Atikës, pjesë e rajonit të Athinës është identifikuar dhe arrestuar një 33 vjeçar nga Shqipëria dhe një 53 vjeçar grek.

Në total, policia ka sekuestruar gjatë aksionit të sotëm  67 kg dhe 360 gram, 14 tableta droge, një shumë prej 1420 eurosh dhe 4 000  lekë shqiptare, katër peshore elektronike, 4 makina, kartëmonedha false 10 dhe 20 euroshe.

Më herët, më 7 tetor u arrestuan edhe dy shtetas të tjerë, një 47 vjeçar shqiptar dhe një 43 vjeçar grek, të cilëve u janë sekuestruar rreth 43 kg kanabis e papërpunuar.

Gjatë muajit shtator, një 49 vjeçari grek, pjesë e organizatës ju sekuestruar 118 kg kanabis e ndarë në 55 pako.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy