Aksident i rëndë në Kurbin, makina bie nga ura në kanal, vdesin 3 të rinj

Aksident i rëndë në Kurbin, makina bie nga ura në kanal, vdesin 3 të rinj

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në fshatin Adriatik të Kurbinit.

Si pasoj e këtij aksidenti tragjik kanë humbur jetën tre persona, ku makina me tre persona është rrezuar nga ura dhe ka rënë në kanal.  

Makina është përmbysur thuajse plotësisht dhe gjysma e saj është zhytur në ujë.

"Për pasojë kanë humbur jetën të 3 shtetasit që ndodheshin në mjet, J.M. 22 vjeç banues në Kombinat - Tiranë , S.K. 20 vjeç banues në Adriatik - Kurbin dhe B.M. 17 vjeç banues në Adriatik - Kurbin", bën me dije policia.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.  Dyshimet e para janë për shpejtësinë tej normave të lejuara, çka ka sjellë që makina të mos manovrojë e të bjerë kësisoj nga ura në kanal.

Policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy