Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Policinë e DVP Shkodër dhe Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër, kanë zhvilluar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave elektrike, si dhe tharjes dhe përpunimit të tyre për shitje.
Gjatë operacionit policor janë zbuluar tre ambiente të përshtatura posaçërisht për kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa janë arrestuar dy shtetas dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Na kontrollet janë sekuestruar llamba, ventilatorë, pajisje elektrike dhe materiale të tjera që shërbenin për kultivimin në kushte artificiale.
Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit S. P., 48 vjeç, L. P., 69 vjeç (kushërinj), si dhe u shpall në kërkim shtetasi K. P., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Lulashpepaj.
Në vijim të operacionit u ndaluan 4 punonjës të OSHEE-së dhe procedohen penalisht edhe 2 punonjës të tjerë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, përkatsisht shtetasit G. H., 57 vjeç, banues në fshatin Balshaj; L. V., 34 vjeç, banues në fshatin Aliaj; Xh. Ç., 24 vjeç, banues në fshatin Zagorë; dhe A. S., 57 vjeç, banues në Koplik, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, të kryer në bashkëpunim, pasi dyshohen se kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në disa ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike.
Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit E. H., 57 vjeç, banues në Bajzë, dhe A. H., 41 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, të kryer në bashkëpunim.
Nga kontrollet në 3 ambiente (2 banesa dhe një stallë) në fshatin Hot, të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1110 bimë të dyshuara kanabis, 1 kg e 800 gramë lëndë narkotike kanabis në proces tharjeje, 300 llamba, 22 aspiratorë, 35 veltinatorë, 11 panele neoni, 22 filtra ajri dhe 217 inverterë.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit K. P.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Juridiksion të Përgjithshëm, Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.



