Atentati ndaj Hekuran Billës. Shpallet në kërkim vëllai i Prel Markut që u vra në Britani

Atentati ndaj Hekuran Billës. Shpallet në kërkim vëllai i Prel Markut që u vra në Britani

Dy ditë pas vrasjes së Hekuran Billës në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Menjëherë pas vrasjes, efektivë të policisë kanë shkuar në banesën vëllait të Prel Markut për të pyetur për ngjarjen.

Aty gjetën familjarët ndërkohë që vëllai i Prel Markut nuk ishte.

Burime nga policia bëjnë me dije se ai është shpallur në kërkim për t’u marrë në pyetje lidhur me dyshimet se mund të jetë autor i vrasjes ose porositës.

Pjesëtarët e tjerë të familjes Marku janë shprehur që konfliktet e vjetra i kanë sheshuar.

Dyshimet pasi nuk u gjet në banesë

Policia nuk ka prova të mjaftueshme në dorë, por e ka shpallur në kërkim Viktor Markun, pasi nuk e ka gjetur në banesë dhe ka dyshime se ai organizoi vrasjen në mes të Tiranës.

Hekuran Billa u qëllua me 11 plumba te Komuna e Parisit në Tiranë. Ai gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që autorët pas ngjarjes dogjën makinën në Pezë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy