Avokatët e SPAK kërkojnë pezullimin nga detyra për anëtarin e KLGJ, Alban Toro

Avokatët e SPAK kërkojnë pezullimin nga detyra për anëtarin e KLGJ, Alban Toro

Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion i ka dërguar sot një letër Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, duke u kërkuar atyre pezullimin nga detyra të anëtarit të KLGJ-së Alban Toro.

Sipas Shoqatës në fjalë, Toro akuzohet për “falsifikim dokumentesh” dhe “deklarim të pavërtetë”.

Sipas tyre, zgjedhja e tij si anëtar i KLGJ-së është bërë në mënyrë të paligjshme, pasi janë shkelur rëndë procedurat për zgjedhjen e tij.

“Në kushtet kur nga Gjykata është urdhëruar regjistrimi i procedimit penal sipas kallëzimit e shikojmë të arsyeshme pezullimin nga detyra të shtetasit Alban Toro deri në përfundimin e hetimeve pasi vendimet që do merren prej tij në kuadër të ushtrimit të detyrës mund të cënojnë interesat e gjyqtarëve në vendimmarrje sipas ligjit të Këshillit të Lartë Gjyqësor”- shkruhet në shkresën e shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion.

Alban Toro dyshohet se ka dorëzuar dokumente të falsifikuara për t’u zgjedhur anëtar i KLGJ, duke mashtruar me vitet e tij të punës. Ligji thotë se një anëtar i KLGJ-së duhet të ketë 10 vite punë pa ndërprerje si avokat, por Toro nuk e përmbush këtë kusht, pasi nga data 2 mars 2010 deri në datën 20 shtator 2011 e ka pezulluar aktivitetin e tij, por këtë fakt nuk e kishte paraqitur në dokumentet që ka dorëzuar në Kuvend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy