Plagosi me kmesë një person, në pranga 69-vjeçari

Plagosi me kmesë një person, në pranga 69-vjeçari

Një 69-vjeçar me inicialet GJ.P. ra në prangat e policisë së Malësisë së Madhe, pasi plagosi me kmesë një person për motive të dobëta.

 

Drupal Ad

 

 

 

Ngjarja ndodhi dje në orën 21:30 në fshatin Vukpalaj në Malësinë e Madhe. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në njoftimin e policisë thuhet:

"Plagosi me mjet prerës (kmesë), një shtetas, për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 69-vjeçari.  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, menjëherë pas marrjes së njoftimit mbrëmjen e djeshme, se ishte plagosur me mjet prerës, një shtetas, kanë organizuar punën për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit. Si rezultat i kërkimeve, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit:  Gj. P., 69 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj. Ky shtetas dyshohet se më datë 14.07.2024, rreth orës 21:30, në fshatin Vukpalaj, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (kmesë), shtetasin A. P., 29 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy