Aksident në Rrugën e Kombit, vdes një person, plagosen dy të tjerë

Aksident në Rrugën e Kombit, vdes një person, plagosen dy të tjerë

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur mesditën e sotme. Mësohet se i riu po udhëtonte me mjetin e llojit “Golf”, në autostradën Kalimash-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit, bashkë me dy persona të tjerë, në momentin që makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Dy të tjerët që ishin bashkë me viktimën, janë plagosur rëndë dhe ndodhen në spitalin e Kukësit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi

Në autostradën Kalimash-Morinë, në vendin e quajtur “Shkodra Beton”, një mjet tip “Golf”, ka dal nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar.

Si dhe janë dëmtuar dy shtetas të tjerë të cilët ndodhen në spitalin e Kukësit, ku po marrin ndihmë mjeksore Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy