Dy shpërthime në orët e vona në veri të Mitrovicës

Dy shpërthime në orët e vona në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka konfirmuar se gjatë orëve të vona të mbrëmjes kanë ndodhur dy shpërthime në Mitrovicën e Veriut. Nga këto shpërthime nuk ka pasur të lënduar. “Ka pasur detonime, mund të jenë shok bomba ose fishekzjarrë. Nuk ka raportime për dëme apo të lënduar”, tha zëvendësdrejtori rajonal për veri, Veton Elshani, për REL. Elshani tha se, megjithatë, situata në Mitrovicën e Veriut dhe në komunat e tjera në veri ka qenë e qetë gjatë natës dhe se vazhdon të jetë edhe sot e tillë. Më herët këtë muaj është raportuar për sulme me shok bombë afër stacioneve policore në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan. Këto sulme me shok-bomba po ndodhin në kohën kur tensionet në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe, janë rritur. Shpërthime të shpeshta janë regjistruar ditëve të fundit edhe pranë stacioneve policore në Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut. Kujtojmë se tashmë kanë kaluar katër javë të protestave të serbëve në komunat veriore ku janë zgjedhur kryetarët e rinj shqiptarë, gjersa huliganët serbë kanë sulmuar edhe dhjetëra gazetarë shqiptarë dhe ushtarë të KFOR-it. Tensionet nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy