Aksident në Lushnje, makina përplas të miturin që lëvizte me biçikletë

Aksident në Lushnje, makina përplas të miturin që lëvizte me biçikletë

Aksident me pasojë plagosjen e një të mituri është regjistruar në Fier.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ngurrëz, ku shtetasi B. M., 27 vjeç, banues në Lezhë, duke drejtuar automjetin tip kamionçinë, ka aksidentuar një shtetas të mitur 15 vjeç, që po lëvizte me biçikletë.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, ku raportohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy