Pula: Noizy u arrestua sapo mbërriti në aeroportin e Zyrihut (VIDEO)

Pula: Noizy u arrestua sapo mbërriti në aeroportin e Zyrihut (VIDEO)

Gazetari Besmir Pula sjell detaje të reja lidhur me arrestimin e reperit Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se policia shqiptare nuk e ka konfirmuar ende arrestimin e tij.

Arrestimi i Noizyt nga policia zvicerane ka ndodhur sapo ka mbërritur në aeroportin e Zyrihut ku do të performonte në një koncert, në klubin e natës "Rinora 4" pranë Zyrihut. 

Policia shqiptare ende nuk e ka të konfirmuar këtë fakt, pasi mund të lidhet me ngjarje të tjera që nuk kanë të bëjnë me autoritetet shqiptare. 

Rreth një vit më parë, Noizy u ndalua në Shëngjin lidhur me një sherr që kishte ndodhur në Kosovë me një personazh tjetër të njohur të rrjetit social TikTok, një sherr që kishte degraduar në përplasje fizike.

Atëherë Noizy u ndalua nga policia e Kosovës për shkak se kishte urdhër ndalimi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy