Media lidhje me krimin, Gupi: Gazetarët mbulonin të vërtetën, Hoxha i trajtonte ngjarjet si serial Netflix-i

Media lidhje me krimin, Gupi: Gazetarët mbulonin të vërtetën, Hoxha i trajtonte ngjarjet si serial Netflix-i

Avokati Marsid Gupi, për operacionin e SPAK në të cilin janë të përfshirë dhe dy gazetarë si të lidhur me krimin, me masë sigurie “detyrim paraqitje” thotë se akuzohen për korrupsion.

Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se nga përgjimet dhe hetimet, rezultoi se dy gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno, mbulonin të vërtetën.

Artan Hoxha i trajtonte ngjarjet kriminale si një lloj seriali në Netflix, e neutralizonte elementin dhe e paraqiste si një narrativë përrallore, e ndez në vend që ta shuaj problemin.

Një nga veprat penale që akuzohen është korrupsioni me subjektet private dhe nëse gazetari ka për detyrë të tregojë faktin e vërtetë, personat në fjalë akuzohen se e kanë shtrembëruar faktin, në këmbim të përfitimeve personale dhe në favor të një grupi, në dëm të një grupi tjetër.

Dhe “tyta e armës” drejtohej te rivalët. Mbulohej e vërteta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy