GJKKO refuzon kërkesën e Alma Kaçit për masë më të butë sigurie

GJKKO refuzon kërkesën e Alma Kaçit për masë më të butë sigurie

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën për masë më të butë sigurie ndaj Alma Kaçit. 40 vjeçarja që u përfshi në skandalin seksual me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, kërkoi ndryshim mase nga  “arrest shtëpie” në detyrim paraqitjeje, por kërkesa e saj u refuzua nga gjyqtarja Flora Haradinaj.

Kaçi po hetohet nga SPAK për akuzën e korrupsionit aktiv ndërsa kërkoi hetim në gjendje të lirë.

Alma Kaçi dhe Safet Gjici u arrestuan më 24 qershor pasi akuzohen për korrupsion.

Në një video të publikuar në media, Alma Kaçi dhe Safet Gjici shfaqen duke kryer marrëdhënie seksuale brenda zyrës së kryetarit të Bashkisë Kukës, e më pas flasin për favorizim në një tender për sterilizimin e qenve.

Dalja e videos në media çoi në dorëheqjen e Gjicit, e më pas në reagimin e Prokurorisë së Posaçme që urdhëroi arrest me burg për ish-kryetarin e Bashkisë akuzuar për “korrupsion pasiv” dhe arrest shtëpie për Alma Kaçin e akuzuar për “korrupsion aktiv”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy