
Deputeti i qarkut të Vlorës në PD, Arbi Agalliu ka njoftuar sot se situata e përmbytjeve në këtë qark, vazhdon të jetë e ndërë.
Kësisoj, sipas Agalliut, nga vërshimet e orëve të fundit, ka pësuar edhe Ura e fshatit Kallarat e cila është shembur plotësisht.
Agalliu bën të ditur se banorët kanë ngelur të izoluar.
“Në fshatin Kallarat, Vlorë, është shembur plotësisht ura. Kjo ka bërë që të ngelen të izoluar njerëz dhe bagëti, të cilët rrezikojnë nga koha e keqe.
Kjo urë është ndërtuar para 5 viteve dhe para 3 viteve i është nënshtruar rikonstruksionit.
Kjo vërteton edhe njëherë sesi abuzohet me këto vepra.



