
Një shtetas 70-vjeçar me inicialet Q.B., me banim në Cërrik, është arrestuar në flagrancë për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor "Cërrik-Gramsh", automjeti tip "Benz" që ai drejtonte është përplasur me biçikletën që lëvizte shtetasi F. B., 75 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



