Grabiti Postën Shqiptare nën kërcënimin e armës, arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër

Grabiti Postën Shqiptare nën kërcënimin e armës, arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër

Grabitet me armë zjarri filiali i postës Shqiptare në Gjirokastër. Ngjarja është regjistruar rreth orës 12:52, ku një shtetas, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit, ka arritur të marrë një shumë parash, në filialin e Postës Shqiptare në lagjen "Varrosh", Gjirokastër, dhe është larguar me shpejtësi në rrugicat e lagjes.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Falë  kontrollit të imtësishëm të zonës, shërbimet e Policisë bënë të mundur që pas disa minutash të lokalizonin dhe të arrestonin autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin I. M., 29 vjeç, banues në Vlorë, si dhe të sekuestronin armën e zjarrit, shumën e parave të vjedhura, kapuçin dhe një palë doreza.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi municioni luftarak. 

29-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, për të vijuar me procedurat e mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy