Të dobët në luftën  e pastrimit të parave. Kraja e Çela: Forca goditëse nuk është në nivelin e duhur!

Të dobët në luftën e pastrimit të parave. Kraja e Çela: Forca goditëse nuk është në nivelin e duhur!

Sfida më e madhe me të cilën përballen sot Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK, përveç korrupsionit, është pastrimi i parave. Krerët e dy institucioneve thanë gjatë raportimit në Këshillin Kombëtar të Integrimit se jo të gjitha institucionet kanë treguar angazhimin e duhur për të luftuar këtë fenomen.

Nuk bëhet mjaftueshëm në këtë drejtim. Të gjitha vlerësimet janë për nivele  shqetësuese të qarkullimit të parave që burojnë nga aktivitete të paligjshme. Ndërkohë që  forca goditëse nuk është në nivelin e duhur. Kemi bërë përpjekje maksimale si ne ngritjen e strukturave, me trajnime dhe forcimin e kapaciteteve. Por nuk është bërë sa duhet. Ka nevojë për ridimensionim të angazhimit të çdo strukturë për luftën kundër pastrimit të parave

Me po kaq shqetësim kreu i SPAK foli edhe për hetimet mbi korrupsionin dhe përhapjen e tij në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Nga perceptimi ynë padiskutim që ka , ka korrupsion në të gjitha strukturat në të gjitha fushat. Duhet punë e madhe për t’i luftuar dhe duhet një koordinim i gjithanshëm . Ne si prokurori kemi pasur prioritet pjesën e korrupsionit, hetime të zyrtarëve të nivelit të lartë.

Kraja u shpreh kundër ndryshimeve të shpeshta ligjore duke iu referuar Operaconit Forca e Ligjit.

OFL për vitin 2020, ka qenë një mbingarkesë punë, pa pasur problematika. E kam thënë që kam qenë kundër OFL, por megjithatë kur një draft kthehet në ligj jemi të detyruar ti zbatoje. Nëse nuk i zbaton quhet shkelje.

Në mbledhjen e Këshillit të Integrimit nuk munguan as batutat mes deputetes Jorida Tabaku, si kryetare e këtij këshilli dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy