
Policia e Korçës ka bërë të ditur se ka proceduar penalisht dy adoleshentë, të akuzuar për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.
A.S., 17 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, dhe D. S., 16 vjeç, dyshohet se kanë vjedhur kishat e tre fshatrave të rrethit të Korçës.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të rinjtë kanë vjedhur në kishën e fshatit Ravonik 5000 lekë dhe një kasafortë metalike, në kishën e fshatit Porodinë 1500 lekë, si edhe kanë tentuar të vjedhin një objekt kulti në rrugën Polenë-Dërsnik.



