Krujë/ Zbulohet në Thumanë ambienti i përshtatur për kultivim kanabisi, arrestohet 50-vjeçari

Krujë/ Zbulohet në Thumanë ambienti i përshtatur për kultivim kanabisi, arrestohet 50-vjeçari

Policia e Krujës ka zbuluar një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Thumanë.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Është vënë në pranga 50-vjeçari me iniciale P.K i cili kishte kultivuar këto bimë.

Njoftimi: Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Territor i pastër", ka vijuar kontrollet në terren.

Gjatë kontrolleve, u zbulua 1 ambient i përshtatur për kultivim, në fshatin Thumanë, në të cilin u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua shtetasi P. K., 50 vjeç, banues në Thumanë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy