Prej dy ditësh konsiderohej i humbur, 66-vjeçari gjendet pa shenja jete

Prej dy ditësh konsiderohej i humbur, 66-vjeçari gjendet pa shenja jete

Paraditen e sotme një 66-vjeçar është gjetur i vdekur në Bajkaj të Delvinës. Viktima është Zeman Kusho nga Stjari i Delvinës. Trupi i tij është gjetur rreth dy kilometra larg Stjarit.

I moshuari kishte prej të hënës i humbur pasi kishte dalë për të konsumuar një kafe në lokalin e lagjes në fshatin Stjar.

Për herë të fundit, Kusho është parë i gjallë nga kamerat e një biznesi në Stjar, dhe mesa duket prej vapës janë shtuar dhe komplikacionet shëndetësore të tij.

Dyshimet e para janë se ka vdekur nga temperaturat e larta që mund të kenë sjell komplikacione në shëndetin e 66 vjeçarit.

Nga vëzhgimet e para nuk rezulton që viktima të ketë shenja dhune.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy