Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në Bulqizë.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45, në aksin rrugor Bulqizë–Krastë.
Shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi timonin dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga.
Si rezultat i përplasjes së fortë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. B., ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po kryen ekspertizat e nevojshme dhe po vijon punën për përcaktimin e saktë të rrethanave dhe shkakut të plotë të këtij aksidenti tragjik.



