
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi është qëlluar me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Sipas mediave turke, ngjarja ka ndodhur në zonën e Zeytinburnu të Stambollit rreth orës 21:00 të mbrëmjes, dhe mësohet se sherri ka nisur mes dy grupeve për motive të dobëta, të cilat ende nuk bëhen të ditura.
Si pasojë e sherrit ka humbur jetën shqiptari i identifikuar si Serxho Sharra, dhe është plagosur shqiptari me iniciale B. M.
Sharra, i cili u plagos me thikë, u dërgua në spitalin “Bakırköy Dr”, por fatkeqësisht nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra, ndërkohë që shoku i tij është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndëkrohë policia turke po merret me zbardhjen e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të autorëve, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes.



