Edhe ditën e sotme, banorët e Baks-Rrjollit janë mbledhur për të protestuar, me synimin për të ndaluar punimet për ndërtimin e një resorti turistik në zonë.
Në ndryshim nga dita e djeshme, sot është vendosur edhe tabela zyrtare që sinjalizon nisjen e punimeve.
Në tabelë janë të përcaktuara afati kohor i realizimit të projektit, njësitë akomoduese që parashikohen të ndërtohen, si edhe kostoja totale e investimit për ndërtimin e këtij resorti luksoz.
Banorët shprehen të vendosur për të vijuar protestat, duke kërkuar ndalimin e punimeve dhe rishikimin e projektit, ndërsa situata në zonë mbetet e tensionuar.



