Me shpejtësi ‘skëterrë’, policia ndalon shoferin me shpejtësi 175 km/orë, 31 vjeçari kapet i dehur në timon

Me shpejtësi ‘skëterrë’, policia ndalon shoferin me shpejtësi 175 km/orë, 31 vjeçari kapet i dehur në timon

Një 31-vjeçar me iniciale G.D është vënë në pranga të policisë pasi është konstatuar nga radari duke ecur me shpejtësi 136 km në orë.

Pas kryerjes së provës së alkoolit, 31-vjeçari banues në Tiranë  ka rezultuar se drejtonte mjetin edhe në gjendje të dehur në masën 0.56mg/l.

Policia po ashtu gjatë kontrolleve të ushtruara në akset Tiranë-Elbasan-Tiranë- Durrës-Tiranë, për të parandaluar aksidentet rrugore, janë konstatuar 14 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 136 km/h deri në 175 km/h, tejet të rrezikshme burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore me pasoja për jetën.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, mos të qarkullojnë me shpejtësi apo më keq akoma, edhe nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje në të dehur, pasi shërbimet e Policisë Rrugore do jenë prezente në të gjitha akset rrugore dhe qendrat urbane në çdo orë të ditës dhe të natës, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelsëve të Kodit Rrugor, duke bërë të mundur rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Shijoje fundjavën, duke respektuar kufizimet, gjatë drejtimit të mjeteve, për një mjedis social dhe publik me të sigurt për veten dhe të tjerët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy