Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes së plagosjes së 26-vjeçarit në zonën e Freskut, porositësit ende në  kërkim

Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes së plagosjes së 26-vjeçarit në zonën e Freskut, porositësit ende në kërkim

Nga hetimet e kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më gjashtë dhjetor, tek rrethrrotullimi i zonës së Freskut, ku mbeti i plagosur me sende të forta shtetasi 26-vjeçar, F. Y, është bërë e mundur identifikimi i autorëve të kësaj ngjarje.

 

Autorët e ngjarjes janë shtetasit H. M, 49 vjeç, Gj. N, 36 vjeç dhe Xh. U, 30 vjeç. 

 

Ku sipas hetimeve rezulton se shtetasit Gj. N dhe Xh. U, kanë porositur shtetasin H. M për të kryer plagosjen e 26-vjeçarit.

 

Në pranga është vënë shtetasi H. M, autori që kreu veprën penale, ndërsa porositësit e krimit mbeten në kërkim.

 

Gjithashtu nga hetimet rezulton se, shtetasi T. D, 33 vjeç, ka shoqëruar shtetasin H. M, për të kryer krimin si dhe ka refuzuar të deklarojë në polici rrethana të kësaj ngjarjeje, për të cilat dyshohet se ka patur dijeni, ky shtetas po procedohet në  gjendje të  lirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy