
Një i ri nga Elbasani dyshohet se ka tentuar ti japë fund jetës duke konsumuar fotoksinë.
Burime policore bëjnë me dije se paraditen e kësaj atë mërkure rreth orës 10:45, në spitalin kirurgjik Elbasan, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësorë shtetasi, E. H., 33 vjeç, i cili dyshohet se ka përdorur fostoksinë.
Menjëherë pasi ka marrë ndihmën e parë në spital, ai u dërgua në spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



