Plagosi me thikë një 35-vjeçar, shoqërohet shtetasi në Vlorë

Plagosi me thikë një 35-vjeçar, shoqërohet shtetasi në Vlorë

 

Një 30-vjeçar është shoqëruar nga Forcat “Shqiponja”, pasi dyshohet se pas një konflikti me motive të dobëta plagosi me thikë një 35-vjeçar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, në fshatin Sherishtë, Vlorë.

Në njoftim thuhet:

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 35-vjeçar, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë Rrugore dhe atyre të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, identifikohet, kapet dhe shoqërohet, 30-vjeçari. Rreth orës 17:00, në fshatin Sherishtë, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Landfilli”, shtetasi A. B., 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. A., 35 vjeç. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Vlorë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit A. B., dhe shoqërimin e tij, në Komisariatin e Vlorës, për veprime të mëtejshme procedurale. Shtetasi i dëmtuar E. A. ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve.  Vijon puna për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy