Vala e ndryshimeve në radhët e Policisë, preku edhe qarkun Shkodër, ku drejtuesi Ervin Hodaj u transferua në Tiranë, si drejtor i krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ndërkohë në vend të Hodaj, në Shkodër drejtori i ri i policisë mësohet se do të jetë Edmond Sulaj.
Lidhur me këtë transferim të Hodaj, gazetari Sokol Bregu në MCN Live shpreh se mediat e kanë trajtuar gabim kur shprehen ‘shkarkim’ pasi sipas tij ajo ka qenë një ngritje në detyrë sepse nga drejtues qarku u emërua në drejtorinë e Policisë.
Nuk është shkarkim por ngritje në detyrë për atë të Shkodrës. Ai shkon nga drejtues qarku në drejtues kundër krimit të personit në drejtorinë e përgjithshme të policisë. Ai është drejtuesi kryesor, nuk është shkarkim, por ngritje në detyrë. Ervin Hodaj është ngritur në detyrë, në letrat që shkruan shkarkohet quhet si nocion por është e kundërta, termi tamam është emërim.
Është ngritje se kishte Shkodrën tani do ketë të gjithë Shqipërinë. Do koordinoj dhe do kërkojë llogari për të gjithë Shqipërinë. Kjo ka vajtur me ngritje dhe jo ulje. Mendoj se gazetarët më së shumti nuk respektojnë emërtesat e drejtorive në të gjithë piramidën e policisë së shtetit prandaj i japin një koment të tillë që u largua. Por ti japësh një njeriu një detyre më të lartë dhe ta trajtosh se mori një goditje për shkak të goditjeve të fundit nuk është mirë. Lëvizja e tij nuk lidhet me ngjarjet por me karrierën e tij.
Ndërsa lidhur me emërimin e Edmond Sulaj është një njeri me karrierë të gjatë, për të cilin u shpreh se detyra e re është zgjedhje personale e drejtorit të policisë dhe ministrit të brendshëm, një zgjedhje për të pasur sukses.
Nëse ti ke arritur të fitosh Shkodrën kjo është arritje, ajo ishte zona më e vështirë për të punuar, madje mendoj se ndonjëherë Shkodra s’ka për ta fituar kurrë shtetin, atje nuk ka 1 apo dy banda por ka 30 grupe. Shkodra nuk është një fier apo Elbasan me 2-3 grupe që zotërojnë qytetet, në Shkodër dhe 3 të rinj që dalin mund të jenë më të fortë se një pjesë tjetër.



