Kapet në Kurbin i shpalluri në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 11 vite burg

Kapet në Kurbin i shpalluri në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 11 vite burg

Një operacion i policisë së Kurbinit i koduar “Gjormi, ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane.

Policia e Kurbinit dhe Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin, si rezultat i të cilit u kap në fshatin Gjormë, Agron (Dashamir) Paja 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë.

50-vjeçarin Gjykata e Imperias në Itali, me vendim penal në vitin 2013, e ka dënuar me 11 vite e 5 muaj burg, për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Arrestimi i tij, u bë i përkohshëm me qëllim ekstradimi në shtetin italian, ku vijojnë procedurat nga Interpol Tirana.

Ndërkohë për veprime të mëtejshme, materialet procedurale të arrestimit, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy