
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Kamëz.
Mësohet se nga përplasja e dy makinave, njëra prej tyre ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka goditur tre të mitur duke i shkaktuar atyre lëndime në trup.
Këta të fundit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i plotë
Më datë 05.04.2021, rreth orës 14:35, në Kamëz, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues Xh. Xh., me mjetin me drejtues K. B. Si pasojë e aksidentit mjeti me drejtues K. B., ka dalë nga rruga duke dëmtuar 3 fëmijë të mitur, të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.



