I shumëkërkuari i shpëton Policisë në Krujë, arrestohet bashkëpunëtori, sekuestrohen armë dhe municion

I shumëkërkuari i shpëton Policisë në Krujë, arrestohet bashkëpunëtori, sekuestrohen armë dhe municion

Policia e Tiranës dhe forcat  RENEA kanë zhvilluar sot një tjetër operacion në fshatin Zallë të Fushë Krujës, për të arrestuar 49-vjeçarin Ylli Zallin, i shpallur në kërkim prej muajsh për arsenal armësh.

 

Gjatë ndërhyrjes, 49-vjeçari dyshohet se ka arritur të largohet duke përfituar nga errësira dhe terreni pyjor, pasi ka konstatuar praninë e forcave të Policisë.

 

Në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje, një celular që dyshohet se nuk u mor gjatë largimit, si dhe një sasi municioni luftarak dhe një pajisje për zbulim frekuencash.

 

Gjatë kontrollit në banesë është arrestuar edhe shtetasi F. A., 55 vjeç, banues në të njëjtin fshat, i dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka njoftuar dhe ndihmuar të shumëkërkuarin për t’u larguar nga banesa.

 

Në banesë është gjetur gjithashtu edhe vëllai i të shumëkërkuarit, shtetasi E. Z., 35 vjeç, i shpallur në kërkim nga DVP Lezhë, i dyshuar si bashkëpunëtor në një ngjarje të ndodhur më 10.06.2026, ku në një ambient të hapur kishte shpërthyer një sasi lënde plasëse. Ai do të ndiqet në gjendje të lirë nga autoritetet.

 

Policia vijon kontrollet intensive për kapjen e shtetasit Y. Z., ndërsa materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy